Aktualisht toka po përballet me virusin më fatal të dekadave të fundit, COVID-19. Janë regjistruar 73.250.204 raste pozitive dhe kanë humbur jetën gjatë betejës së dyte më koronavirusin 1.629.388 persona në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave nga ëorldometer numri i personave të shëruar nga virusi ka shkuar 51.388.595, gjë që përbënë një lajm “dritë në fund të tunelit” për të gjithë ne në këto kohë të vështira pandemike.

Shtetet më të prekura nga koronavirusi, të cilat edhe kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga infeksioni janë SHBA e cila mban prej kohësh vendin e parë, duke vazhduar me Indin, Brazilin, Rusin, Francën dhe Anglinë.

Qeveritë e vendeve në mbarë botën po bëjnë maksimumin për të parandaluar mundësinë e një vale të tretë të virusit gjatë festave të fundvitit duke ndërmarrë masa ekstreme izolimi. Ndërkohë vaksinimi anti-COVID ka nisur në disa shtetet duke filluar nga Anglia, Kanadaja, SHBA, Bahreini dhe jo më larg se dje Emiratet e Bashkuara Arabe, së shpejti pritet të fillojë shpërndarja në të gjithë botën.