Për shkak të shfaqjes së variantit të ri të COVID-19 shumë shtete kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe, megjithatë Greqia nuk ka vendosur anulimin e plotë të fluturimeve por ka ndryshuar masat. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ka lajmëruar ditën e sotme se i vetmi ndryshim qe do të bëjë Greqia ne raport me zhvillimet e fundit pandemike në Angli është zgjatja e karantinës së personave të cilët vijnë nga Britania e Madhe nga 3 në 7 ditë.
“Në vendin tonë, nga ora 6 e këtij mëngjesi, kushdo që vjen nga Mbretëria e Bashkuar duhet të vetë-izolohet për 7 ditë dhe jo për 3 ditë ashtu sikurse kërkohet për ata të cilët vijnë nga territore të tjera. Një komitet ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë do të vlerësojë më gjerë të dhënat shkencore dhe do të përgjigjet me rekomandime të mëtejshme”, tha Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë greke. Gjithashtu, çdo pasagjer I cili vjen nga Britania I kërkohet të ketë një tampon me rezultat negativ për COVID-19.