Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera në kufij me të të kryhen përpara kontrollit të pasaportave. Kjo masë synon mbrojtjen e stafeve të policisë kufitare. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës së zv. Ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalia në Janinë.
Pritet që shumë shpejtë, të gjithë personat që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e COVID-19. Kjo do të ndihmojë që efektivët e policisë mos të bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.
Në rast se personi del pozitivë rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa pasur kontakt me efektivët e policisë. Kjo do të vlejë për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.