Erling Haaland ka shprehur bindjen e tij se Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly janë mbrojtësit më të mirë në botë. Haaland ka qenë “murtaja” e qendërmbrojtësve në të gjithë Evropën që kur shpërtheu në skenë me Red Bull Salzburg në gjysmën e parë të edicionit 2019-20, përcjell KosovaPress.
20-vjeçari tani ka shumë përvojë duke luajtur në nivelin më të lartë si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, me shumë pak mbrojtës që ishin në gjendje ta ndalin një sulmues që ka shënuar 33 gola në 32 paraqitjet e tij të para për BVB.
Van Dijk dhe Koulibaly nuk mund ta ndalonin Haalandin kur ai ishte në Salzburg, por ai sheh çiftin si “mjeshtër të zanatit” të tyre në mbrojtje, së bashku me kapitenin e Madridit Sergio Ramos të cilit ai ende nuk i ka dalur kundër personalisht. “Më duhet të them, për mua, tre më të mirët në botë janë Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly. Të tre janë të mirë, të fortë dhe inteligjentë, “tha hajmali Dortmund për Verdens Gang.