Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për rritjen e kapaciteteve spitalore për përballimin e situatës dhe se trajtimi nuk do t’I mungojë askujt. Sipas strategjisë së parapërgatitur dhe në varësi të situates, po merren të gjitha masat që askujt të mos i mungojë trajtimi. Pas hapjes së repartit të tretë në spitalin COVID3, mbrëmë u hap dhe spitali COVID 4, I cili ka një kapacitet prej 100 shtretër”, tha Brataj.
Duke ju referuar strategjisë së parapërgatitur kreu I urgjencës kombëtare u shpreh:
“Sipas planit tonë, hapja e spitaleve rajonalë bëhet pasi të ezaurohen kapacitetet e COVID 4. Kemi forcuar kapacitetet spitalore. Kemi dhe një moment që do të bllokohet infeksioni me alternimin e mësimit si dhe me pjesën e pushimeve dimërore. Por çfarëdolloj skenari të vijë, ne do i trajtojmë pacientët që askujt të mos i mungojë shërbimi”, tha Brataj.