Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar historinë e vogëlushes Arja Mehmeti e cila i është nënshtruar një operacioni koklear pasi që në lindje ajo nuk mund të dëgjonte.
Të afërmit e vajzës bëjnë me dije se operacioni ishte i kushtueshëm me vlerë 30 mijë euro. Ky operacion është mbuluar 100% nga qeveria shqiptare. Mamaja e Arjas, thotë se ky ka qenë një ndër momentet më të gëzuara të jetës së saj.
“Unë jam Jutbina Mehmeti, mamaja e Arja Mehmetit. Arja është një vajzë e cila që në fillim ka qenë një luftëtare e vërtetë sepse ka lindur 34-javëshe. Unë e kam marr vesh për Arjan kur ka qenë 1 vjeç që nuk mund të dëgjonte. Ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës. Ka qenë fati i Arjas me ndihmën e bashkëqeverisjes që ëndrra e saj u realizua. Ka qenë një nga dëshirat më të mëdha të mia” – tha mamja e Arjës.
Ndërkohë halla e vajzës 3-vjeçare, Arlinda Mehmeti shprehet se fondi për operacionin ishte aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë por për shkak të koronavirusit proceset u vonuan. Ajo thotë se i është drejtuar shtetit shqiptar me një email ku i kishte kërkuar përshpejtimin e këtyre proceseve dhe se ka marrë aprovimin brenda 8 ditësh.
“Unë jam Arlinda Mehmeti, halla e vajzës. Arja duhet të kryente një operacion që kushtonte 30 mijë euro. Arja ishte në kohë në limitet e saj. Fondi ishte aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë por për shkak të pandemisë vonoi pak. Mendova që të shkruaj tek platforma e bashkëqeverisjes për të përshpejtuar procesit. Brenda 8 ditëve mora një email konfirmimi. Dhe u krye operacioni që rezultoi i suksesshëm” – tha halla e vajzës” – tha halla e vajzës.