Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 – 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë. Këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit.
Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ. Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht 510 raste raste të reja dhe 8 humbje jete.