I pafat Mario Balotelli. Sulmuesi, i cili ende është duke kërkuar një ekip, nga i cili do t’ia fillojë përsëri, pas përvojës zhgënjyese që kishte me Brescia, në orët e fundit postoi një video të makinës së tij të dëmtuar dukshëm në Instagram. Nga imazhet është e qartë se dritarja anësore e pasagjerit ishte copëtuar dhe kjo padyshim nuk ishte marrë shumë mirë nga SuperMario, i cili, përsëri përmes Instagram, i dërgoi një paralajmërim të qartë autorit të dëmit:

“Unë e di që ti… kushdo që të jesh, do ta njohësh këtë mesazh… Thjesht po të them lutu, lutu aq shumë dhe aq mirë sa të mos e zbuloj kurrë kush je, sepse do të përndiqesh nga ligji dhe mënyra të tjera. Frikacakë, bastardë”!