Milani u godit nga dë mtimi i ri i Zlatan Ibrahimovic dhe për momentin nuk po mendon ta zëvendësojnë atë. Gjithashtu sepse gjetja e një kloni të Zlatan nuk është e lehtë. Duket edhe më e komplikuar të gjesh një zgjidhje të minutës së fundit për të pasur një sulmues shtesë. Refreni brenda klubit kuqezi është gjithmonë i njëjtë: ne nuk jemi ndërtuar për scudetto, edhe nëse ky mendim për të është argëtues. Prandaj, gjetja e një alter ego për Ibrahimoviç, unik në vetvete, është një ndërmarrje që menaxhmenti i zonës teknike nuk e mendon për momentin. Edhe klubi nuk e mendon, por ndonjë mundësi të gatshme mund ta shfrytëzojë në kohën e duhur. Mund të jetë një mundësi Olivier Giroud, i cili ka treguar dobishmëri edhe në stol. Por në Londër francezi është mirë, te Chelsea nuk ka mungesë të mundësive për t’u dëshmuar. Te kuqezinjtë, mbrojtësi qendror është shqetësimi mbizotërues këto ditë, në fund të vitit. Kjaer nuk do të jetë i disponueshëm, madje as kundër Sassuolo. Mungesa e tij ishte thelbësore në një kuptim negativ, edhe nëse nga pikëpamja mediatike ajo kishte më pak ndikim sesa Ibrahimovic. Por, në fushë, mungesa e tij u ndje shumë. Menaxherët e zonës teknike e dinë shumë mirë se cili repart duhet të plotësohet para të tjerëve.

I pari në listë është Ozan Kabak, një mbrojtës turk, 20 vjeç. Ai luan te Schalke 04, negociatat kanë filluar që prej disa kohësh. Përndryshe, është gjithmonë Mohamed Simakan i Strasburgut, 20 vjeç, gjithashtu. Konkurrenca për djem të tillë të rinj nuk mungon, por sektori i skautëve të Milanit ka qenë në vëzhgim për disa kohë. Pra, është punuar me ta. Milani i ka të qartë vështirësitë e një sulmi që duket i papjekur pa ombrellën e Zlatan, por nuk dëshiron të ndryshojë kurs për momentin.

Mekanizmi funksionon, dë mtimet duhet të katalogohen. Nëse do të ketë një mundësi edhe në sulm, ajo do të shfrytëzohet menjëherë, por pa rrezikuar të prishë ekuilibrin, që e bëri lodrën të bukur. Edhe për këtë arsye, përkundër Zlatan të dë mtuar, synimi i parë mbetet një mbrojtës i ri qendror. (Telesport.al)