Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në stërvitje, pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës së lojës për rreth dy javë.

Ylli suedez ka stërvitur në borë në qendrën stërvitore të Milanit, Milanello, pasi është riaftësuar nga lëndimi muskulor, transmeton Gazeta Express. Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Inter, e postoi një video në rrjetet sociale nga stërvitja e tij nën reshjet e borës në Milanello.

Ai shkroi: “Hajt e më ndalo!”. Ibra ishte lënduar në fitoren e Milanit 2:1 kundër Napolit më 22 nëntor. Ai nuk është pjesë e skuadrës së Milanit për ndeshjen e sotme kundër Sampdorias në Serie A.