Zlatan Ibrahimovic e ka përshkruar koronavirusin si të tmerrshëm dhe si diçka të cilën nuk duhet ta sfidojë askush, duke zbuluar se gjatë kohës sa ishte vetizoluar pas infektimit, kishte filluar t’u fliste mureve të shtëpisë. Sulmuesi i Milanit Ibrahimovic ka bërë thirrje për mbajtje të distancës fizike dhe përdorimit të maskave mbrojtës ndaj COVID-19.
Ibrahimovic doli pozitiv në testin për koronavirus në shtator dhe u vetizoluar në shtëpinë e vet në Suedi për 14 ditë. Duke folur në një intervistë për Corriere della Sera, 39-vjeçari tha: “Flisja me shtëpinë dhe i thërrisja muret me emra. E imagjinon se i ke të gjitha të këqijat, edhe ato që nuk ekzistojnë.”
Ai shtoi: “Është një virus i tmerrshëm që nuk duhet të sfidohet.” Veterani suedez tregoi se kishte pasur simptoma të mesme: “Duke qëndruar në shtëpi, i thashë vetes: ‘Ta shohim se çfarë do të ndodhë’. Kisha kokëdhimbje, jo të madhe por bezdisëse. Po ashtu më humbi shija. Ndihesha i bezdisur tërë kohën brenda, nuk mund të dilja jashtë të ushtroja. Për mua të qëndrojë kot është e tmerrshme.”