Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka transportuar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhu nshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.
Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe dy protestues ne gjendje te stabilizuar. Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.