Në periudhën janar–nëntor të këtij viti, eksportet drejt vendeve të Bashkimit Europian zënë 75.3 % të eksporteve gjithsej, ndërsa Gjermania ishte vendi drejt të cilit Shqipëria pati rritjen më të lartë të eksporteve gjatë kësaj periudhe. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 64,2 %, të gjithë tregtisë në muajin nëntor. Për këtë muaj eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75.4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58.6 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë të muajit nëntor janë Italia (32.6 %), Greqia (7.6 %), Kina (7.4 %) dhe Turqia (6.7 %). Shkëmbimet tregtare, për njëmbëdhjetëmujorin e 2020-s, me vendet e BE-së zënë 63.3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën janar–nëntor 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75.3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 57.9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31.5 %), Greqia (7.7 %), Gjermania (7.2 %) dhe Turqia (6.8 %).