Inter ka mposhtur 3-1 Cagliarin në transfertë, duke u kthyer në vendin e dytë të renditjes së Serisë A. Zikaltërit e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pasi Sottil shënoi për vendasit, ndërkohë që portieri Cragno mbajti të paprekur portën e tij me 3 ndërhyrje.

Reagimi i ekipit të Contes erdhi pas minutës së 75, kur Barella barazoi me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Më pas, D’Ambrosio kaloi në avantazh Interin pas një krosimi sërish të Barella. Ndërsa rezultatin e ndeshjes e vulosi Lukaku, me një gol në minutën e fundit shtesë.