Interi vazhdon me fitoret dhe nuk ndalet, edhe pse ndaj Spezia nuk ishte aq e lehtë sa pritej në letër. Në pjesën e parë, skuadra e Contes hasi vështirësi të gjente rrugën e rrjetës, ndërsa në të dytën ishte Hakimi ai që me një kundërsulm vrastar gjeti golin e 1-0, me një diagonale të fortë.

Spezia provoi disa herë të trembte zikaltërit, por ishte një penallti e shkaktuar nga Nzola që qetësoi djemtë e Contes, pasi Lukaku nga 11-të metrat do të shënonte golin e 2-0. Miqtë shënuan por u anulua për pozicion të parregullt. Në fund, megjithatë, Spezia shënoi golin e 2-1 por nuk kishte më kohë. Skuadra zikaltër vazhdon të ndjekë Milanin kryesues, që fitoi sot ndaj Sassuolos jashtë fushe.