Fituesi i njërit prej edicioneve të “X Factor”, Matt Cardle ka dhënë deklarata të forta në lidhje me Meghan Markle. Ai zgjodhi të fliste për lidhjen që pati me Meghan Markle, e cila tashmë është e martuar me Prince Harry me të ciklin kanë edhe një djalë.

Në një intervistë për The Sun, Cardle është hapur rreth marrëdhënies që pati me Meghan vite më parë. “Ka qenë një situatë interesante. Nuk e di as si erdhëm deri aty. Tani qesh, por kur mendoj për të më duket interesante, thjesht nuk kishte qenë e shkruar”, tha Cardle. Meghan dhe ishi i tij filluan të kishin komunikim në vitin 2015.