Italia ka shënuar rastin e parë me variantin e koronavirusit të ri që është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, raportojnë mediat italiane. Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar.

Varianti i ri i COVID, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikë në Europë, për pasojë shumë shtete kanë nisur që të marrin masat për të parandaluar një situatë të ngjashme më atë që ndodhi me COVID-19. Kështu, mësohet se ditën e sotme Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca.