Italia bll okon hyrjet nga jashtë dhe mes rajoneve për sezonin e festave të fundvitit, për të penguar shtimin e shifrave të koronavirusit. Qeveria vendosi të shkurajojë udhëtimet, duke vendosur në karantinë të gjithë ata që hyjnë nga jashtë e duke ndaluar lëvizjet mes rajoneve, duke nisur nga 20 Dhjetori. Masat synojnë të pengojë veçanërisht italianët që preferojnë skitë, të shkojnë në vendet fqinje si Zvicër apo Austri, pasi qeveria Conte vendosi mbylljen e resorteve deri më 7 Janar.
Rregullorja që pritet të nënshkruhet këtë të Enjte mban në fuqi shtetrrethimin nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, me baret dhe restorantet që mbyllen që në 6 të pasdites. Ditët e ndërrimit të viteve, shtetrrethimi zgjatet deri në 7 të mëngjesit. Baret, restorantet dhe dyqanet qëndrojnë të hapura edhe ditët e festave sipas këtij orari. Edhe në Gjermani, Kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi zgjatjen e afatit të karantinës së pjesshme deri më 10 Janar.
Kryeministri grek pritet të shpallë deri të Premten vendimin për zgjatjen ose jo të karantinës kombëtare. Mediat greke shkruajnë në çdo rast, ambientet e bareve dhe restoranteve do të qëndrojnë të mbyllura.