Sot feston ditëlindjen Rovena Rushiti, infermierja e spitalit Infektiv, që vendosi të shërbejë për pacientët me covid-19 dhe pse në shtëpi kishte një foshnje 3-muajshe. Ministrja e Shëndetësisë e ka uruar përmes rrjeteve sociale me anë të një mesazhi të shkurtër, por emocionues.
Manastirliu thotë se ajo që ditën e parë që vendosi t’u shërbejë të sëmurëve me koronavirus, nuk është ndaluar asnjëherë në misionin për të shpëtuar jetë.