Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm në emisionin Rrethi Katror, ku është shprehur se në muajt shkurt dhe mars do të shfaqet një virus i ri që do të jetë më i rrezikshëm se COVID-19. Ai tha se ky virus do të quhet COVID-2021, ndërsa do të shkaktojë çarje dhe sëmundje të forta të lëkurës.
Kam thënë që në prill që do të ketë një virus tjetër më të rrezikshëm. Tani kemi të bëjmë me një mutacion. Unë e kam fjalën për në muajt shkurt dhe mars ku do shfaqet një virus i ri, jo mutacion. Do quhet COVID-2021. Do jetë më i rrezikshëm, do ketë çarje të lëkurës dhe do shkaktojë sëmundje të forta në lëkurë, tha Cako. Konspiracionisti tha se kjo do të varet se cili do të jetë president i SHBA-së, ndërsa beson se në krye të Shtëpisë së Bardhë do të jetë sërish Donald Trump.
Nëse fiton presidenti Trump situata do ndryshojë, unë besoj se në 6 janar do fitojë presidenti Trump. Opsioni i fitorës së Trump është opsioni më i fortë. Mos lexoni vetëm CNN. Më vjen keq me gazetarët që lëxojnë vetëm CNN. Mundësitë që Trump të jetë president janë 99% me 1% për Biden. Kur të mblidhen Kongresi dhe Senati më datë 6 janar, Trump do paraqitet si fitues. Në tavolinë janë dy opsione, tha Cako.