Norvegjia është një nga shtetet shembull për menaxhimin më të mirë të Covid-19. Ishte ndër shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat. Qeveria norvegjeze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe, për këtë arsye, e keqja e madhe është parandaluar.
“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Norvegjisë.E veçanta e këtij shteti vazhdon në numrin e paktë të infektimeve në raport me banorët që kanë. Norvegjia po tregon një model më të mirë të menaxhimit, duke pasur në total vetëm 47,059, raste që nga fillimi i pandemisë.