Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të paguajë 15.50 euro për dozë për vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit, raporton Reuters. Çmimi, i cili është konfidencial dhe u negociua për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milion doza të së njëjtës vaksinë.

Sipas Reuters, dokumenti i Bashkimit Evropian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja njoftoi marrëveshjen e saj të furnizimit me Pfizer-BioNTech më 11 nëntor. Rregullatori i ilaçeve i BE-së, pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës Pfizer, pasi autorizimi është lëshuar tashmë në disa vende, sikurse në Britani dhe në SHBA.