Cilat janë shenjat që mund ta çojnë ‘Shigjetarin e vështirë’ drejt altarit?Dashi, Binjakët, dhe vetë Shigjetari!

Nëse martoheni, do të jetë me dikë që nuk e ka problem ta mbajë me energjinë tuaj intensive, si Dashi. Ata e kuptojnë se si është të kesh qëllime të mëdha, dhe madje do të të ndihmojnë t’i arrish, thotë Ridout, astrologe dhe autore.

Binjakët nuk do të kenë asnjë problem që të përputhen me nivelin tuaj të energjisë. “Ata janë argëtues, dhe ju e doni argëtimin”, thotë ajo. Por ju gjithashtu do të vlerësoni aftësinë e tyre për të sjellë një fllad në momente të rënda, të cilat do të ndihen të paçmueshme gjatë uljeve dhe ngritjeve të jetës.

Një Shigjetar përputhet edhe me ju, thotë Ridout, sepse askush nuk ju bën të ndiheni më mirë se ai që është tamam si ju. Kjo martesë jo vetëm që do të jetë e lumtur, por edhe plot aventura.