Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër dëshmi të një pacienti të kuruar nga COVID, në Spitalin Infektiv në Tiranë, i cili vlerëson angazhimin e mjekëve në shërbim të pacientëve. Duke rrëfyer betejën e tij me COVID-19, Kastriot Karabolli 62-vjeç nga Vlora thekson se ekipi i mjekëve në spitalin Infektiv janë heronj.
“Nga padija, nuk i dinim shenjat e para dhe 6-8 ditë qëndrova në shtëpi me kollë të fortë, Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e bllokuar mushkëria. Kthehem në shtëpi dhe marrë në telefon 127. Jam shumë i lumtur që brenda shumë pak minutave ata mu përgjigjën, sepse ai qe dhe fati im, sepse nëse unë nuk do të kisha vajtur në spital unë nuk do isha më. Mora 127 mu përgjigjën dhe kam ikur në spital COVID 1 në Tiranë. Nga momenti që vajtëm menjëherë ekipi i mjekëve dhe infermierëve, mos të them ishin 10 veta që me erdhën te koka. Më bënë intervistën më morën çfarë duhet të merrnin dhe direkt kalova në terapi”, tha Karabolli.
Karabolli dënon zërat e atyre që thonë nuk ka shërbim në spitale dhe thotë turp të kenë, sepse shërbimi ishte maksimal. “Dëgjoi në televizor se thonë se nuk u japin një pikë ujë nuk i ndihmojnë, turp të kenë ata që flasin ashtu. Në spital të kërkoje në pikë ujë dhe të vinin 5 shishe, kërkoje infermier, të vinin 3 infermierë. Këto që them i kamë parë më sytë e mi. Najada Çomo me ekipin e saj janë heronj, ajo vinte 3 herë në ditë dhe bisedonte me të gjithë pacientët, plus, Rita, Heli, Korab Gjana po i përshëndes nga zemra të gjithë sepse ishte një shërbim i shkëlqyer”, tha ai.
Po ashtu Karabolli shtoi se përveç shërbimit ishte një ushqim shumë i mirë, se dëgjoj nga këta në intervista se nuk u japin ushqim, turp ti vijë. “Ata janë heronj, ata lu ft ojnë me vd ekjen. Populli t’u besojë më shumë mjekëve. Të besojnë te mjekësia dhe këta mjekë që kemi ne, që nga Bruna, Drejtoresha e Spitalit të Vlorës e deri te të gjithë ata doktorë, profesorë që të rrinin te koka. Unë theksoj dhe them se kjo është një betejë për jetën dhe duhet ta fitojmë të gjithë së bashku”, apelon Kastriot Karabolli.