Meterologu Hakil Osmani, në një lidhje me skype për Fax Neës ka dhënë parashikimin e motit për këtë javë, që sipas tij do të karakterizohet nga moti i paqendrueshëm dhe me reshje. Sipas Osmanit deri në fundjavë në vendin tonë do të jenë dominuese reshjet e shiut, ndërkohë që temperaturat pritet që të jenë konstante. “I gjithë vendi ynë ka pasur prezencë të reshjeve të shiut, në orët në vijim pritet një përmirësim i lehtë, ku do të ketë reshje të izoluara. Në orët e para të mëngjesit do të ketë një rikthim të reshjeve të shiut, ndërsa mesdita sjell kthjellime, për t’u përkeqësuar sërish gjatë ditës së mërkurë, në të gjithë territorin e vendit.
Pritet që të ketë prezencë të pakët të dëborës në zonën malore. E enjtja dhe e premtja do të variojnë me kthjellime por edhe me reshje kokale. Do të ketë reshje dëbore në veri dhe në juglindje, si pasojë e vlerave termike që do të kenë një rënie. Pritet që të kemi një pushim të reshjeve të shiut nga 12-17 Dhjetor, e cila për pasojë sjell një ulje të temperaturave. Në 15 ditëshin e dytë pritet që të kemi sërish prani të reshjeve të shiut, por edhe të borës në zonat e larta malore.
Momentalisht mund të themi se Janari dhe Shkurti do të sjellin një dimër më të ashpër, me ditë me mot të ashpër, që mund të zgjasin nga 7 deri në 8 ditë”, u shpreh Osmani.