Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur thirrjen e eurodeputetëve që janë shprehur kundër shtyrjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në “Facebook” Balla theksoi se këta eurodeputetë janë pro miratimit të kuadrit të negociatave.
REAGIMI I BALLES: ???? Përshëndes thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Europiane. “Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”, vlerësojnë eurodeputetët, duke nënvizuar përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë, gjatë viteve të fundit, sikurse vlerësohet edhe në vlerësimin e Komisionit Europian.