Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së infektimit të Justina Aliaj me Covid-19. Të ftuarit e sotëm ishin Justina Aliaj, Zhani Ciko dhe Aleksandër Cipa ku diskutuan rreth çështjes së infektimit të Justina Aliaj. Justina Aliaj tha se se nëse e bën gabimin e mos vendosjes së maskës, ai gabim të çon në covid dhe duhet të shkosh në spital sepse të kap një pjesë të mushkërive dhe vetëm atje gjen shpëtimin e jetës.
“Është një eksperiencë që rastisi të më prekë. Tani ndihem mirë dhe kam rikuperu mjaft, por ma merr mendja se duhet shumë kohë që të kthehem në gjendjen e mëparshme. Qëndrova në spital 6 javë, ku 2 javë para filloi sëmundja dhe pas dy javësh përfundova në spital. Ishin shumë ditë të vështira se jetoja në hotel dhe mora spitalin dhe më thanë se kisha grip dhe piva paracetamol, dhe më pas kur shkova në teatër më ra të fikët. Stafi më ka mbajtur me klithma vetëm që të mos bija në gjumin e rëndshëm. Në spitalin Gjerman përsëri më humbën ndjenjat dhe dola me diagnostifikimin e Covid-19 dhe sapo jam përmendur kam parë të gjithë njerëzit afër meje. Zoti ma fali, doktorët ma falën, por unë nuk do t’ia fal vetes kurrë që të rrish 13 ditë me 39 e gjysëm dhe unë të kurohem me paracetamol. Është shumë e zorshme që të kërkoja një tampon dhe po të shkoja në spital kishte shumë rradhë të madhe dhe të gjitha këto më penalizuan mua. Unë si popull i gjithë të tjerëve nuk kërkova privilegj për ta bërë direkte, dhe spitali gjerman bëri skaner dhe u konstatu që kisha Covid-19. Momenti më i vështirë është kur nuk më linin të flija sepse ti aty nuk ke shije dhe muskujt janë si të pajetë dhe vetëm pret përmirësimin që erdhi nga doktoreshë Najada Cobin. Ishte vetë situata e tillë që nuk kisha më frymë, por duhet të them se erdhi në ndihmë humbja e ndjenjave sepse kur u përmendja u ndjeja akoma edhe më keq. Ishte e njëjta gjendje edhe atje kur jetoja ku Covid ishte në lulëzim dhe mendoja se do kalohej me maskën. Në një mënyrë sikur e merr vesh se çfarë ndodh dhe e menaxhonim duke i dhënë kurajo njëri- tjetrin, por mos shkuarja në spital është gabimi më i madh dhe shkuarja në spital është gjë shumë e mirë. Situata ishte të shpëtojë kush të shpëtojë në atë gjendje që isha une dhe në dhomën ku rrija. Unë do tu thoja të gjithëve se nëse e bën gabimin e mos vendosjes së maskës, ai gabim të çon në covid dhe duhet të shkosh në spital sepse të kap një pjesë të mushkërive dhe vetëm atje gjen shpëtimin e jetës”, tha Justina Aliaj.
Zhani Ciko tha se ardhja e Justina Aliaj ishte një çudi për të gjithë në këtë kohë pandemie sepse ajo ishte e angazhuar në shumë gjëra dhe nuk refuzonte asgjë përsa i përket punës dhe kjo gjë ka qenë shqetësuese.
“Kishte ardhur jo vetëm për të parë Shqipërinë, por kishte ardhur si një prezencë në një moment që të gjithë po largoheshim nga pandemia dhe ardhja e saj ishte çudi, ku në ditët e para ajo ishte shumë e angazhuar dhe pjesëmarrja në një teatër ka shumë angazhime. Ajo nuk refuzonte asgjë ku kjo krijonte një shqetësim edhe për ne”, tha Zhani Ciko.
Aleksandër Cipa tha se ajo që do donte ishte që ti bënte një apel institucioneve ku të kujdesen për artistë si Justina Aliaj.
“Unë e kam marrë vesh me vonesë për Justinën dhe u interesova për këtë gjë. Ajo që do doja unë si qytetar është se doja ti bëja apel insitucioneve që të kujdesen për artistë si Justina Aliaj, sepse duhet të ndihen si banorë të qytetit tonë”, tha Aleksandër Cipa.