Sot është masa për 59 të arrestuarit e ditës së dytë të protestës. Për shkak të numrit shumë të lartë të të arrestuarve janë ndarë në tre grupe të ndryshme, nga tre gjyqtarë, edhe për shkak të ambienteve të vogla të sallave në Gjykatën Penale të Tiranës. Kujtim Vraniçi do të caktoj masën e sigurisë për të miturit, ndërsa dy gjyqtaret, Ardjana Bera dhe Shefkie Demiraj, pjesën tjetër të protestuesve.
Protestuesit që pritet të njihen me masat e sigurisë janë arrestuar gjatë protestës së dytë të zhvilluar në Tranë më datë 10 dhjetor, protesta që nisën për vrasjen e të riut Klodjan Rashës, por që precipitoi në dhu në ndaj policisë dhe shkatërruan thuajse çdo gjë që u doli para duke dëmtuar institucione, ambasada, biznese, semaforë e shumë objekte të tjera.