Kapiten, lider dhe golashënues. Nuk është një rastësi që ka qenë pikërisht Leonardo Bonucci ai që ka vrarë Demin pas një derbi të vuajtur. Në mungesë të Giorgio Chiellini-t, përsëri i dëmtuar, Leo është lideri i vërtetë i Juventus-it të ri të Pirlo-s.
Me golin e shënuar në minutën ne 89-të, 33-vjeçari ka vendosur derbin dhe është bërë një nga dy mbrojtësit që kanë shënuar të paktën dy gola në tetë sezonet e fundit në një nga pesë kampionatet kryesore europiane. Tjetri është Sergio Ramos.