Kapiteni i Club Olimpia, Jerry Bengtson, është bërë lojtari i parë në botë që mbajti veshur një maskë gjatë një ndeshjeje futbolli. Veprimi i tij shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale dhe futbollisti nga Hondurasi vendosi që ta bënte këtë veprim në ndeshjen kundër Montreal Impact, sfidë kjo e vlefshme për Champions League CONCACAF.
Shpesh herë është diskutuar se mbajtja e maskës në fytyrë mund të dëmtojë frymëmarrjen tek atletët, por trajneri i Club Olimpia, Pedro Troglio, nuk shqetësohet aspak nga ky vendim i kapitenit të tij, edhe pse është paksa e çudtishme. Jerry është lojtari i vetëm që e mban.
“Po, është pak e çuditshme. Ai është i vetmi lojtar në skuadër dhe në kampionat që luan me maskë. Kjo nuk e shqetëson atë dhe po vazhdon të shënojë gola”, deklaron lojtari. Sipas mediave lokale, 33-vjeçari luan me maskë për të mbrojtur familjen e tij nga virusi.