“Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet në pranverë falë programit të madh të vaksinimit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar ‘ tha kryeministri Boris Johson në një konferencë për shtyp. Por ai shtoi më tej se nuk duhet të binin në besimin naiv se luf ta ka mbaruar, pasi duhet të kalohen dhe muajt e gjatë dhe të ftohtë derisa njerëzit të jenë të sigurtë. Në lidhje me vaksinimin ka folur dhe Simon Stevens, shefi ekzekutiv i NHS Angli, duke deklaruar se pjesa më e madhe e vaksinimeve do të bëhet nga ‘janari deri në mars ose prill për popullatën në rrezik’.

‘Furnizimet nga prodhuesi po kalojnë në faza kështu që pjesa e parë e vaksinave është në dhjetor dhe do të na mundësojë të fillojmë por pjesa më e madhe e këtij programi vaksinimi, shpresojmë që edhe vende të tjera do të bashkohen, do të zhvillohen në periudhën janar deri në mars ose prill për popullatën në rrezik. Shumica e vaksinimeve do të jenë, për moshat mbi 80 vjeç dhe për banorët e azileve’ u shpreh shefi ekzukitiv i NHS. Ndërsa profesori Jonathan Van Tam paralajmëroi që vaksina duhej të ruhej në një temperaturë shumë të ftohtë dhe të trajtohej me kujdes, programi do të jetë i suksesshëm që në fazën e parë dhe do të ulë vde kshmërinë nga virusi deri në 99%.