Banka e Shqipërisë, bën të ditur se numri i kartave të kreditit shënoi shifrën 111 mijë copë në fund të shtatorit të këtij viti. Ekspertët bankar shprehen se situata e krijuar nga pandemia COVID -19, ka sjellë uljen e numrit të kartave të kreditit gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, në fund të tremujorit të dytë të këtij viti (qershor 2020) numri i kartave aktive të kreditit shënoi shifrën 113 mijë, kundrejt 111 mijë që regjistroi në muajin shtator. Ndërkohë që numri total i kartave të kreditit në fund të vitit të kaluar rezultonte rreth 140 mijë. Sipas BSH-së, 5% e shqiptarëve në moshë madhore kanë një kartë krediti.