Mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë gjithë ditës. Sipas MetoAlb përjashtim bëjnë skajet veri jug ku herë pas here vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.