Interesante gara në Superiore edhe për golashënuesin më të mirë. Patrick Eze, po të mos kishte qenë për anësorin e ndeshjes me Tiranën, do të kishte shënuar ditën e djeshme golin e gjashtë dhe të kryesonte me më shumë gola se të gjithë. Aktualisht numëron 5 gola, të gjithë në aksion, po aq sa Kyrian Nwabueze, i cili nuk është aktivizuar me Laçin në dy ndeshjet e fundit. Amerikani vjet mori “Këpucën e Artë” me 24 gola dhe do tentojë që edhe këtë sezon të jetë ai shënuesi më i mirë në Superiore.
Nuk do të jetë e lehtë, pasi ka edhe sulmues të tjerë që po paraqiten mirë në një kampionat ku të shënosh gol nuk është e lehtë. Janë pesë futbollistë që kanë shënuar nga katër gola, duke nisur me Ismael Dunga, i cili gjithashtu javët e fundit nuk ka luajtur për shkak se ndodhet në Kenia.
Surpriza ka qenë braziliani Devid i Kastriotit, një sulmues me një “CV” modeste. Katër gola të shënuar prej tij, po aq sa Haris Dilaver i Vllaznisë, Agim Ibraimi i Kukësit dhe Redon Xhixha i Laçit.