Edhe në këtë vigjiljes të festës së Krishtlindjes, mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës për t’i shërbyer pacientëve të infektuar me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se këtë ditë sikurse çdo ditë tjetër, punonjësit e shëndetësisë po përballojnë këtë luftë me armikun e padukshëm.

“Edhe në këtë vigjilje Krishtlindje, si çdo ditë, mjekët dhe infermierët janë në ballë të punës, në përballje me armikun e padukshëm. Forca skuadrës së palodhur të spitalit COVID 4”, shprehet ministrja.

Spitali COVID 4 ndodhet në aksin Tiranë- Durrës ku kapacitetet spitalore janë shtuar me 100 shtretër duke vënë në dispozicion edhe strukturën e dedikuar COVID 4 për trajtimin e pacientëve. COVID 4 pret pacientët e përmirësuar pas trajtimit në 3 spitalet COVID. z.tosku