Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës tema e diskutimit ishin ndryshimet në qeverinë Rama. Teksa të ftuarit ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe anistët Roland Lame dhe Shpëtim Nazarko diskutonin rreth kësaj teme, ministres Spiropali i ka ardhur një mesazh nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Ambasadorja Yuri Kim solli përshëndetjet e saj por edhe dha një sqarim në lidhje më postimet në rrjetin social Twitter gjatë ditës së sotme për ndryshimet e ministrave të qeverisë Rama, postime të cilat vinin menjëherë pas njoftimeve nga ana e Kryeministrit Rama po në rrjetin social Twitter.
“Duan të mendojnë se ishte diçka e koordinuar pasi Twitterat e mi erdhën shumë shpejtë, por nuk e kuptojnë që është vetëm sepse gishtat e mi janë shumë të shpejtë”, shkruan Kim.