Komisioni i Venecias këtë të premte ka miratuar opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Shqipëri, pas kërkesës së çuar nga Presidenti Ilir Meta. Në raportin e saj përfundimtar Venecia vihet re se nuk është miratuar asnjë ndryshim i kërkuar nga Meta, në draftin paraprak. Ndryshimet e mësipërme janë në përputhje me standartet me te mira ne zgjedhje sipas përcaktimeve në kodin e praktikave të mira në zgjedhje te komisisonin e Venencia. Nga ana tjetër në këtë raport Komisioni kritikon veprimet e djegies se mandatave nga opozita jashtëparlamentare si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane dhe nuk mund të jetë sot kritikuese kur e la procesin institucional në rrugë.
Gjithashtu Venecia thekson se Kuvendi është legjitim persa kohë ka gjithë kuorumet e nevojshme për çdo vendimmarrje. Koalicionet sipas ndryshimeve ligjore janë në rregull me standartet. Ndërkohë Kominisioni i Venencias nuk analizon procedurën parlamentare nuk ka thotë komisioni standard sa zgjat një procedure e tillë për ndryshime kushtetuese por kuvendi ka sqaruar respektimin e procedurave dhe afateve në kushtetute e rregulloren e tij si dhe konsultimin publik. Rekomandimet e Venecias theksojnë nevojën e gjithë palëve të kontrollojnë për organizimin e zgjedhjeve në 25 prill 2021.