Shqipëria forcon masat në kuadër të festave të fundvitit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ky lajm u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Duke nisur nga data 24 dhjetor, ora policore do të aplikohet duke nisur nga 20:30, deri në 06:00 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 4 janar.

“Vlerësohet se përqindja e shtretërve të zënë është 23.5%. Sipas epidemiologëve situata paraqitet në kontroll. Zbatimi i masave nga të gjithë, mbetet thelbësor në kufizim. Jemi në gatishmëri të plotë. Do vazhdojmë të jemi në gatishmëri të plotë, për të gjitha ditët në këto 10 muaj. Po vazhdon gjurmimi i rasteve të dyshuara. Nga sot nga nisur dhe testimi i shpejtë që është shtrirë dhe në 6 pika shëndetësore në Tiranë. Kemi marrë disa vendime. Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës, nga orën 20:30, deri në 6 të mëngjesit. Nga 24 dhjetori, deri në 4 janar.”, tha Manastirliu.