Takimet virtuale nëpërmjet aplikacionit Zoom që prej fillimi të pandemisë janë bërë mënyra e vetme për të komunukuar me miq e të afërm, për të bërë takime pune si dhe një mënyrë e mësimdhënies në pamundësi për të bërë takime fizikisht.

Së fundmi kompania ka njoftuar se do të heqë afatin kohor për të gjithë përdoruesit pa pagesë kudo në botë për festa. Pra takimet do të jenë pa kufizimin e minutazhit (40 minuta) gjatë festave të fundvitit.

Programe të tjera, Microsoft Teams dhe Cisco’s Webex, që po ashtu janë përdorur në masë gjatë pandemisë nuk kanë njoftuar lëshime të orarit për takimet e gjata.