Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar sot sondazhin e një agjencie suedeze mbi perceptimin e qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit. Çuçi tha se ky është komunikimi i tij i parë me publikun si ministër i Brendshëm, ndaj është i lumtur që e nis me këtë sondazh, që ka nxjerrë se prej 2013-ës, perceptimi për punën e policisë është “jashtëzakonisht pozitive”.
“Një agjenci e pavarur suedeze, një barometër për perceptimin e publikut për punën e policisë. Kisha dëshirën ta paraqisja personalisht, këto rezultate të sondazhit, ndjehem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia nga 2013 deri më sot, është jashtëzakonisht pozitiv”, tha ministri Çuçi.