Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, të paktën 73.842.985 njerëz janë diagnostikuar me COVID-19 në botë ndërsa 51.845.365 pacientë janë shëruar. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 1.642.439 persona. Tani në botë ka 20.355.191 raste aktive nga të cilët 107.254 janë në gjendje të rëndë. Pandemia e COVID-19 goditi më shumë SHBA-të me 17.143.779 të infektuar dhe 311.068 viktima.
Më pas vijojnë India me 9.932.908 raste dhe 144.130 të vdekur. Në Brazil u shënuan 6.974.258 raste dhe 182.854 vi ktima. Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli pandemi globale COVID-19 më 11 mars të këtij viti.