Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit me Lulzim Bashën ditën e sotme. Përmes një reagimi në Facebook Spahiu shkruan se Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen nga trau 5 euro i Kastratit, por nga trau 100 vjeçar i Morinës që ndau Kastriotët e Shqipërisë jugut, me Shqipërinë e Veriut. Më tej Spahiu thekson se nëse Vjosa dhe Lulzimi janë kundër Mini-Shengenit Ballkanik, duhet kryejnë Mini-Shengenin shqiptar.
“Hipokrizi e ndyrë e liderve të Prishtinës dhe Tiranës. Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen nga trau 5 euro i Kastratit, por nga trau 100 vjeçar i Morinës që ndau Kastriotët e Shqipërisë jugut, me Shqipërinë e Veriut. Vjosa dhe Lulzimi nëse janë kundër Mini-Shengenit Ballkanik, duhet kryejnë Mini-Shengenin shqiptar. Nuk bashkohemi duke heq traun e Kastratit në Kalimash, por duke shkulur traun e kufirit Shqipëri-Kosovë siç ka bërë Bashkimi Europian”, shkruan Spahiu në Facebook.