Kryeministri Edi Rama ndau sot rrëfimin e Festim Lleshit nga Fushë-Kruja i shëruar nga COVID-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv. “Unë si fillim kur e kuptova më hipi një temperaturë 37 gradë dhe mora ilaçet. Shkova tek mjekja. Pasi mbarova ato prapë temperatura mua nuk më zbriste. Atëherë më çuan në Spitalin Infektiv. Aty ishte doktoreshë Najada, një doktoreshë shumë, shumë e zonja e çeliktë. Asnjëherë s’mendoja se do t’ia hidhja, por më jepnin kurajo. Ato bënin edhe punë psikologjike. Përveç psikologëve që kishte spitali”, tregon Lleshi.

“Unë dhe shumë të tjerë kanë ardh në jetë prapë. S’e unë do isha i vdekur, bashkë me disa të tjerë. S’e unë kam parë aty, kam ndejtur dy muaj. Pra janë gjallë si puna ime, kanë qenë për në botën tjetër dhe kanë ndenjur në këtë botë në sajë të këtyre infermierëve dhe doktoreshë Najadës e profesor Kalos e shumë të tjerëve”, shton ai. Duke qenë edhe mbrapa roja e analizave, se nuk ishin ën dukej, po bënin analiza edhe se në ç’gjendje je. Pra dhe ato të analizave, ndonëse nuk ishin në pah direkt me ne, por bënin një punë të përsosur. Pra ishte një repart nuk dilte në skenë, por ishte i mrekullueshëm”, thotë ai.

“Kam një respekt të veçantë, që edhe prindër t’i kisha më shumë respekt nuk do të kisha për personelin dhe doktorët e Spitalit Infektiv. Madje kryeministri ka thënë do bëjmë luftë me një armik të padukshëm por lufta me këto armiq të padukshëm ka dhe heronjtë e vetë. Këto heronj janë doktorët si Najada, profesor Kalo. Madje kam mendimin dhe i bëj thirrje kryeministrit që të bëjnë një grup edhe emrat e tyre të vihen nëpër rrugë, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit”, përfundoi rrëfimin e tij Festim Lleshi, i cili fitoi betejën me COVID-19.