Kryeministri Rama, në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE, po mban në këto momente po mban fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organiztare , pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv . Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

“Gjithçka ishte kundër nesh. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, ka thënë Kryeministri. Kryeministri ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët gjatë këtij viti bashkëpunimi në krye të OSBE-së.