Kryeministri Edi Rama ishte sot në mbledhjen online për ekonominë, ku tema kryesore ishte energjia ku deklaroi se pas 7 vitesh e 2 muajsh në qeveri energjia ka hyrë në një fazë krejtësisht të re me një transformim rrënjësor.
Kryeministri solli në vëmendje se po zhvillohet projekti i linjës së interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni, ndërkohë që sapo është vënë më në fund në punë linja me Kosovën. “Një projekt i konsideruar historik nga paraardhësi im, por i kthyer në histori sa të dhimbshme dhe qesharake për vite të tëra nga qeverisjet e mëparshme, dhe më pas i bllokuar nga vetoja e Serbisë, të cilës e hoqi aq më shumë e as më pak Shengeni Rajonal” deklaroi Kryeministri Rama.
“Nga ana tjetër besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër projekti Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018, dhe pastaj me nënshkrimin mes aksionarëve mes operatorëve të Shqipërisë e Kosovës për shpërndarjen, çka përbën etapë të re për sektorin” shtoi Rama.
Kryeministri deklaroi se në lidhje me energjinë jemi në proces të zgjerimit të tregut, dhe të bashkimit me Italinë e Malin e Zi. “Duke parë se tregjet e energjisë po zhvillohen edhe më shumë, mund të flasim për rrjetin tonë për një arritje në uljen e humbjeve, pastaj edhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tanimë janë kthyer në normë që nuk e diskuton më askush” the Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij, Kryeministri kujtoi edhe një projekt tjetër strategjik, atë të Skavicës i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me qeverinë Amerikane.
“Dua të prek edhe një pikë tjetër të rëndësishme, që është zhvillimi i madh strategjik që është tanimë është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi i marrëveshjes me qeverinë amerikane për Skavicën, që do krijojë mundësi që mos çojë më dëm asnjë pikë ujë të destinuar për energji, dhe do t’a kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë, por edhe mundësi të kursejmë në mënyrë të konsiderueshme për shkak të mundësisë për rezerva dhe për të mos qënë të detyruar t’i drejtohemi tregut nga krizat e thatësirave” that Kryeministri Rama.