Kryeministri Edi Rama është kthyer nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri. Kreu i qeverisë është kthyer sot në Tiranë dhe ka reaguar për herë të parë për vra sj en e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. Me anë të një postimi në rrjetet social Rama shkruan se sot në orën 18.00 do të ndajë me të gjithë, qëndrimin e tij për vd ek jen të riut.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.