Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje dëshminë e Gjylsere Berishës, e cila iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve. “Por, ajo e mori edhe a rmën. Në lu ftë, humbi vëllain dhe të afërm të tjerë. Mes lotësh, tregon kur në një nga betejat në një fshat të Prizrenit u vr anë 13 djem të rinj, më i riu prej të cilëve ishte Shahadini 16-vjeç. Teksa rrëfen për gjen ocidin e shtetit serb në Kosovë, ajo habitet me gjyqet e sotme për shokët e luftës. “E çfarë drejtësie është kjo?””, tha Rama, duke ndarë një tjetër dëshmi përmes rubrikës “Liria ka emër”.

Gjylsere Berisha tregon se si iu bashkua UÇK-së dhe ndihmën që ka dhënë për mjekimin e ushtarëve të pla gosur. “Mbas ngjarjes së Prekazit, të familjes Jasharaj, ato që i pamë që i ndodhën Jasharëve s’di në ka pas ndonjë shqiptar e shqiptare që ka mund të flejë gjumë. Gjithë fshati u mobilizua, gra e burra, donim që gjithkush të jepte diçka nga vetvetja. Ju bashkëngjita si motër medicinale. Diku nga fillimi i qershorit ishte një ofensivë poshtë në fshatin Lubeqevë dhe aty doli haptazi me uniformë ushtria, me kushërinjtë e mi, Xhevatin, Selajdinin, të gjithë janë dëshmorë. Kërkova një pus hke dhe me dhanë, të gjithë u mobilizuan”, tregon ajo.

Aty u vr anë 13 djem të rinj, kujton ajo, ndërsa thekson se më i riu ishte Shahadini, 16- vjeç. “Pastaj me vëllain dhe kushërinjtë e tjerë vazhduam luf tën prapë deri në fund. Kam lidh plagët, kam pas emocione, kam pas shokë që më janë plagosë e më janë vrarë para syve, ushtarë me plagë aq të mëdha sa nuk kisha ç’të bëja. Çdo ushtar që është vr arë e kam përjetuar si për vëllain tim”, thotë ajo.

Gjylsere thotë se ishte një ushtri shumë e pastër, shumë e sinqertë”. “Me tërë atë vullnet ata djem të rinj, ishin ushtri për çlirimin e vendit. Ne jemi vi ktimë e paramendo, ushtarët e luf tës, ushtarët e UÇK-së po shkojnë po dënohen që kanë luf tuar për çlirimin e vendit. Vëllezërit e mi janë vrarë në mexhen e arës, duke mbrojtur pragun e shtëpisë. Aty ku vëllai ka kosit, aty ka va rrin sot, aty është vr arë. E ku ka drejtësi këtu, ku shokët tanë, ushtarët tanë shkojnë nëpër gjyqe të Hagës? Çfarë drejtësie është kjo? Unë nuk e di qysh e sheh bota, qysh e shohin. Kjo është shumë padrejtësi. Një ushtar që luf ton për të çliruar vendin e vetë, trojet e veta, vatrën e vetë duke e mbrojt”, thotë ajo.