Prej javësh në televizionin kombëtar Top Channel, jepet çdo pasdite një banalitet, që sipas televizionit në fjalë, thuhet me krenari se ka kapur mbi 100 mln klikime.
Ndaj dhe duhet justifikuar çdo marrëzi.
Por, me këtë logjikë i bie që nesër mund të shfaqim edhe pornografi në TV, se dhe ato kanë qindra milionë klikime.
Se të thuash të drejtën, TV-të në Shqipëri drejt atij drejtimi po shkojnë.
Ja dje p.sh, në këtë emisionin e famshëm, dy prej pjesmarrësve, Melisa Lleshi dhe Sindi Loci, kanë bërë një debat “konstruktiv”, pasi një takimi që e para ka pasur me një nga djemtë pjesmarrës në këtë gjënë që i thonë shou.
“Unë uroj që Melisa të gjejë njeriun e duhur dhe ta kalojë atë altar vetëm një herë në jetë, megjithatë dyshoj, por gjithsesi…i uroj të ketë dasmën më të bukur”,- tha Sindi, dhe pastaj ka nisur debati që zhvillohej live dhe që mund të ndiqej nga të gjitha moshat, pasi ai jepet në një orar kur janë të gjithë në shtëpi.
Melisa Lleshi: Turp të të vijë që dhe altarin e përdor për ofendim, por s’ke faj se je e vogël, je e papjekur… Shyqyr ke shkuar në Bukuresht e ke mësuar me i ra… violinës se për gjë tjetër s’je.
Sindi Loci: Mos kalo në ofendime. Ky është mendimi im që kam për ty.
Melisa Lleshi: Ky nuk është mendim, është ofendim. Ti s’ke logjikë për t’i ndarë gjërat.
Sindi Loci: Nëse ti mendon se nuk kam logjikë, atëherë edhe ky është ofendim për mua, ama unë s’e marr si puna jote. Mos i merr kaq…
Melisa Lleshi: Po si moj të më thuash ku**ë ti mua dhe unë të mos e marr si ofendim? A je në terezi çfarë thua?
Sindi Loci: Kush po të thotë që je e tillë moj?
Melisa Lleshi: Po e ke bo pra më përpara. A je në terezi? Seriozisht e ke?”
Sindi Loci: Kujdes me tonet e zërit.
Melisa Lleshi: Përndryshe çfarë?