Einxhel Shkira ka reaguar ndaj Stresit pasi shp ërtheu në ofe ndime ndaj saj. Einxhel shprehej se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit ndërsa dë nonte dh unën gjatë protestës. Reagimi i saj solli revoltën e reperit, duke iu kthyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm.

Por nuk ka vonuar as përgjigjia e Einxhel, e cila ka publikuar një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin kohë më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Moderatorja shprehet se reperi ka dalë në protestë pasi është person i dhënë pas partisë dhe se ai nuk është Klodiani por dikush që nxit dh unë, që shfrytëzon tra gjeditë për përfitimin e tij. Më tej, duke iu referuar ofe ndimeve të reperit, ajo shton me ironi se “kujton se the ndonjë gjë brilante, por duket qartë se aftësia jote për të replikuar është zero, njësoj si tekstet e tua.”

“Ti mor djalë i mbarë nuk je Klodiani. Ti je ai polici që të v r et pas shpine, ti je ai që i zgjidh gjërat me ar më dhe dh unë. Ti je ai që nxit k afshëri tek ata që e ndjekin e i ushqen me k rime të njëpasnjëshme. Ti je ai që përdor tragjedinë e dikujt për të dalë në TV, se të mbaruan temat e emisioneve të pasdites dhe nuk ke për çfarë del më dhe të kuptoj në fakt se s’ke faj se për muzikë nuk të thërret më njeri. Më raftë pika s’po din kujt me i bërë më disse me marrë pak famë që kur s’po të llogarit më kurrkush.” shkruan ndër të tjera moderatorja. /abcnews.al