Nga Alfred Peza/
A e patë vijimin e “revolucionit të ri” këtë të hënë të 14 dhjetorit, ose ditën e saj të gjashtë, sesa të urtë e paqësorë ishin protestuesit? Me shumë mundësi kështu do të vazhdojnë, edhe në ditët e ardhëshme, derisa ajo të shuhet. A e dini pse?
E para, sepse u kuptua më në fund nga të gjithë shqiptarët, se prapa saj ishin Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. E në kushtet kur dhu na tashmë ka vetëm një emër, kuptohet se asnjë lider politik, nuk mund të përballet për këtë me shqiptarët e ndërkombëtarët.
E dyta, kjo ka lidhje me një zhvillim tejet të rëndësishëm, që kaloi pothuasje “pa u vënë re” nga mediat, siç kaloi pak ditë më parë edhe marrja zyrtarisht i pandehur nga SPAK, i Adriatik Llallës dhe sekuestrimi i të gjitha pronave të tij. Është fjala për deklaratën e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim: “Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”
Kjo do të thotë se nga sot e tutje, topi i reformës në drejtësi, është në derën e Ilir Metës. Kryetari i Shtetit ka thënë se integrimi i Shqipërisë në këto 30 vjet, nuk është vonuar asnjë sekondë nga Ilir Meta. Dihet që ngritja e Gjykatës Kushtetuese, është një nga detyrimet që kemi në procesin e avancimit me hapa më të shpejtë në këtë proces. Ndaj mbetet për tu parë, nga ky moment e tutje sesi do ta luaj topin e amerikanëve, të hedhur në këmbët e tij. Po si do të vijojë pas kësaj “revolucioni i gurëve”? Në kushtet e luftës politike pas mbi 7 vitesh, do ishte normale si në çdo demokraci tjetër, që opozita të ankohej politikisht herë për pushtetin qëndror, e herë për pushtetin lokal. Herë për ekonominë e vendit, e herë për financat e saj. Herë për bujqësinë, e herë për turizmin. Herë për mbarëvajtjen e kulturës, e herë për atë të arsimit. E kështu pafundësisht, sipas halleve, problemeve dhe sfidave të shoqërisë.
Por jo. Opozita jonë as është ankuar e as ka për tu ankuar kurrë për asgjë tjetër. E kanë patur, e kanë dhe do ta kenë gjithmonë herë me Saimir Tahirin, e herë me Fatmir Xhafën. Herë me Sandër Lleshin e herë me Ardi Veliun. Herë me ministrinë e Brendshme, e herë me policinë e Shtetit. Herë për kanabisin, e herë për aksidentet rrugore. Herë për bandat, e herë për ban ditët. Herë për tra fikun, e herë qetësinë publike edhe kur ajo është në kuotat e veta normale. A e dini pse? Sepse opozita ka strategji mbajtjen ndezur të tensioneve, duke kërc ënuar stabilitetin e vendit, për ta detyruar mazhorancën dhe ndërkombëtarët të ulen për një pazar politik me ta. Duke mos patur mbështetje popullore, duke mos patur shumicën e votave të shqiptarëve, duke mos patur shanse për të fituar përmes sistemit demokratik, e vetmja alternativë i mbetet ajo përmes shkatërrimit, terrorit dhe frikës.
Për bojkotin e 30 qershorit, ia vunë fajin reformës zgjedhore derisa Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ia la topin Luli Bashës, në derë. Tani, fajin ua ka reforma në drejtësi, ndaj sot Ambasadorja ia la topin në derë Ilir Metës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Revolucioni i molotovëve” e la opozitën pa përfaqësim në pushtetin lokal, të presim se çdo fitojnë këtë radhë, nga “revolucioni i gurëve” për 25 prillin!